Lajme

EKSKLUZIVE: Adnan Januzaj- Reprezentacioni i Kosovës, ky është lajmi i madh nga FFK

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 26 May 2017

Sot është dhënë një lajm në mediat belge që lojtari Manchester United, Adnan Januzaj ka vendosur që në të ardhmen të luajë për Reprezentacionin e Kosovës.

Gazeta Blic. ka kontaktuar sekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu i cili ka thënë që akoma asgjë zyrtare nuk ka në këtë drejtim, por ai nuk e ka mohuar që Albert Bunjaku dhe Federata e Futbollit të Kosovës nuk janë të interesuar për lojtarin i cili e kishte refuzuar Kosovën.

“Nuk ka asgjë zyrtare, por Alberti Bunjaku edhe ne jemi në bisedime me lojtarin, por kjo nuk do të thotë që ai ka vendosur që të luajë për Kosovën” tha Salihu për GazetaBlic.

-Advertisement-

Nga kjo deklaratë e sekretarit mbetet të kuptohet që të dyja palët janë në bisedime për një afrim të mundshëm të djaloshit të lindur në Belgjikë.

Kujtojmë që Januzaj ka kohë që nuk ftohet nga selektori i Belgjikës Roberto Martinez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera