Hoti: Do ta lidhim Obiliqin me sistemin e ngrohjes qendrore
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 26 May 2017
Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në Obiliq, se kjo komunë do të lidhet me sistemin e ngrohjes qendrore nëpërmes sistemit të kogjenerimit, ndërsa për familjet kosovare do të krijohet Fondi për dhënien e kredive me kamata të ulëta për projekte të banimit që kanë për qëllim efiçiencën e energjisë.
“Projekti energjetik do të jetë një nga projektet e para që do të merret nga Qeveria e ardhshme. Ne do të krijojmë fondin që të gjitha familjet kosovare do të mund të marrin kredi me kamata të ulëta për të ndërmarrë masat e efiçiencës së energjisë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se nëpërmes efiçiencës së energjisë, përveç zbatimit të standardeve mjedisore ndërkombëtare, ne do të ulim shpenzimet e familjeve kosovare dhe to të përmirësojmë kualitetin e jetës së tyre.
Hoti ka thënë se qëllimi i Qeverisë së re është stabilizimi i furnizimit me energji duke u bazuar në prodhimin vendor, ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese me një kujdes të shtuar ndaj mjedisit, konform standardeve ndërkombëtare.
Kandidati i LDK-AKR-Alternativa për kryeministër ka thënë se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosovës së Re”, do të krijojë vende pune dhe do ta stabilizojë furnizimin me energji, do të pavarësoj sistemin tonë energjetik dhe do të eliminojë nevojat për import të energjisë.
Sa i përket komunës së Obiliqit, Hoti është zotuar se do të reduktohen ndotjet në maksimum, ndërsa Obiliqin do ta lidhet me sistemin e ngrohjes qendrore nëpërmes sistemit të kogjenerimit.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...