Lajme

Arrestohen katër persona për përgatitje të veprave terroriste

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 25 May 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona për përgatitje të veprave terroriste  ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’

Operacioni është zhvilluar në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, transmeton Infokusi.com

Të arrestuar janë : R. S.  viti i lindjes 1961, H.H.  viti i lindjes 1966, B. K.   viti i lindjes 1958,   viti i lindjes 1971.

-Advertisement-

Komunikatën e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

Policia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar për ‘përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’

Prishtinë, 25 maj 2017

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot me datën 25 maj 2017, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Veprimet policore kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar në vijim:

  • R. S.   viti i lindjes 1961,                            m/sh/k
  • H.H.  viti i lindjes 1966,                                m/sh/k
  • B. K.   viti i lindjes 1958,                               m/sh/k
  • S. B.       viti i lindjes 1971,                           m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Vlen të potencohet se gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

  • 1 revole me karikator dhe 2 fishekë,
  • 1 pushkë ajrore, 7 fishekë të gjuetisë,
  • 1 shtëpizë e kompjuterit,
  • 6 telefona celularë, disa fletore, USB, etj.

Të gjitha dëshmitë dhe provat materiale të sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera