AKR premton se në qeverisjen e saj do të krijojë mundësi pune për 40 mijë të rinj
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 25 May 2017
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Vesel Makolli, Luan Shllaku dhe Mirlindë Gashi, ka vizituar sot qendrën inovative të bizneseve në Gjakovë, ku u prit nga drejtori i kësaj qendre, si dhe nga ndërmarrësit e rinj të kësaj komune. Në këtë takim është biseduar për përkrahjen që duhet t’ ju ofrohet bizneseve të reja, si potencial i rëndesishëm për zhvillim ekonomik.
Pacolli është zotuar se iniciativat e tilla gjithmonë do ta gëzojnë përkrahjen e tij të fuqishme, duke trajtuar kështu me kujdes secilën ide biznesore, e cila do të mund të sillte përfitime për ekonominë dhe për qytetarët e vendit. Ai tha se për te arritur sukses, nevojitet pune, energji dhe investime.
“Ministrinë e punës, AKR-ja do ta shndërrojë në qendër proaktive, ku idetë do ta kenë shansin të shtjellohen dhe të implementohen. Aty do të ketë ekipe ekspertësh të cilët do të punojnë me këto ide”, tha ndër të tjera Presidenti i AKR-së.
Në vazhdën e diskutimeve me ndërmarrës, lideri i AKR-së dhe kandidatët e tij për deputetë diskutuan më tej rreth mbështetjes institucionale të cilën AKR do ta ofrojë në qeverisjen e saj, e ku rrjedhimisht do te krijohet mundesia e përfshirjes së 40 mije të rinjve në tregun e punës për çdo vit.
Më pas vizita vazhdoi në Fabrikën “Intertex” fabrikë kjo e cila numëron qindra punëtorë dhe është hapur me iniciativën e Presidentit Pacolli. Aty, Presidenti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, përcolli mbarëvajtjen e puneve dhe u shpreh i inpresionuar me arritjet e kësaj fabrike. Presidenti Pacolli dhe kandidatët e AKR-së vizitën në Gjakovë e përmbyllën me vizitë në fabriken per prodhimin e armaturave “Armatek”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...