Sport

A do ta kemi përsëri duelin Klitschko -Joshua?

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 25 May 2017

Ukrainasi Wladimir Klitschko, ka deklaruar sot se do të marrë një vendim nëse do të zhvillojë apo jo revanshin me Anthony Joshua, vetëm pasi IBF (International Boxing Federation) të ketë marrë vendimin e saj në lidhje me boksierin e mandatuar për titullin kampion bote të kësaj kategorie.

Klitschko ka në kontratë të drejtën për të kërkuar revansh pas humbjes së 29 prillit, por IBF ka deklaruar kohë më parë se do të mandatojë Kubrat Pulev për të dueluar me Joshua, në duelin e kësaj kategorie. Ndaj, Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, i ka bërë një kërkesë zyrtare IBF-së për të shtyrë duelin mes Joshua dhe Pulev, në mënyrë që të zhvillohet revanshi.

IBF-ja ka konfirmuar se ka marrë kërkesën zyrtare nga ana e Joshua dhe se këshilli i saj do të vendosë këtë javë nëse do ta miratojë atë, apo do të konfirmojë Pulev si rivalin e britanikut.

-Advertisement-

“Bordi do të marrë në konsideratë kërkesën dhe do ta shqyrtojë atë javën e ardhshme, por presim një kërkesë edhe nga stafi i Pulev. Më pas, IBF do të marrë një vendim zyrtar”, thuhet në deklaratën e IBF-së. Ndaj ukrainasi Wladimir Klitschko ka konfirmuar sot se do të vendosë për revanshin me Joshua, për ndonjë rival tjetër apo tërheqjen nga sporti vetëm pas vendimit që do të marrë IBF-ja.

Klitschko u mund me “KO” teknik në raundin e 11-të më 29 prill nga Joshua, në duelin e peshave të rënda të zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera