Sport

Pas lajmit për dënimin me burg, shikoni çfarë ka bërë Barcelona për Messin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 25 May 2017

Barcelona ka treguar mbështetje të plotë për Leo Messin.

Pas vendimit nga Gjykata Supreme e Spanjës për dënim me 21 muaj burg për argjentinasin, ka reaguar edhe klubi i Barcelonës, shkruan Gazeta Blic

Messit i është refuzuar apeli ndaj dënimit, shkaku i shkeljeve tatimore që bëri në vitin 2017.

-Advertisement-

Por, argjentinasi nuk pritet të kalojë kohë në burg, pasi dënimet me më pak se dy vite mund të kalohen edhe në lirim me kusht.

“Klubi përsërit, edhe njëherë, se tregon mbështetje të plotë për Leo Messin, babain e tij Jorge Messin, dhe familjen e tij”, ka thënë zëdhënësi i klubit, Josep Vives.

“Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka kontaktuar me familjen e lojtarit për t’i treguar atyre mbështetjen”, thuhet në këtë komunikatë.

“Familja i është shumë mirënjohëse klubit për mbështetjen që ata kanë marrë gjatë tërë këtij procesi. Klubi do të vazhdojë të qëndrojë me Leo Messin, babain e tij, dhe familjen e tij”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera