Lajme

Tërhiqet Nikollovski: Nuk kemi asgjë kundër shqipëtarve

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 25 May 2017

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja, duke folur për situatën politike në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re në “Faktor 24”, ka shpjeguar se partia e tij nuk ka asgjë kundër shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE-ja nuk ka asgjë kundër shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, përkundrazi, ne duam që të ndërtojmë një të ardhme së bashku”, ka thënë Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, VMRO-ja nuk do të pajtohet asnjëherë që të punojë në dëm të Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së dhe as në dëm të maqedonasve dhe etnive tjera në Maqedoni. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera