Lajme

64 kg drogë në bregdetin e Durrësit, në kërkim trafikantët

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 25 May 2017

Policia e Durrësit ka gjetur dhe sekuestruar plot 64.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se përballë zonës së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar e sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës narkotike, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë

Durrës – Sekuestrohen 64.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa nga Policia Kufitare dhe Guarda Di Finanza Italiane

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane, përballë zonës së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar e sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha totale ishte 64.5 kg.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës narkotike, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera