Lajme

Selimi: Marionetat e pushtetit brenda policisë do thirren para përgjegjësisë

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 24 May 2017

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në Magazinën Zgjedhore se me të ardhur në pushtet Vetëvendosje do t’i thirr para përgjegjësisë ata eprorë brenda policisë që kanë zbatuar urdhra me porosi politike dhe që janë marioneta të pushtetit brenda policisë.

Selimi ka thënë se Vetëvendosje e di që policia e Kosovës është e përgjegjshme dhe e ndershme, porse ka eprorë brenda saj që i kanë shërbyer pushtetit të korruptuar.

“Policia nuk është si ata që i udhëheqin, s’janë si ata që pushteti i ka dërguar aty të japin urdhra politike. Vetëvendosje s’do t’i lë pa përgjegjësi ata që kanë keqpërdorur Policinë e Kosovës. Do të hetohet gjithçka që ka ndodhur në shkeljen e zbatueshmërisë nga eprorët e policisë”, pohoi Selimi, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Policia është e gatshme për ta mbajtur rendin dhe ligjin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por janë përdorur nga marionetat e politikës. Pushteti duhet që në të ardhmen ta ketë qasjen ndryshe nga pushteti i deritanishëm. Policia ka kapacitet dhe kuadro dhe ne s’e përziem rolin e tyre me marionetat e pushtetit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera