Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Irlanda 2:1, në kuadër të turneut ndërkombëtar që po mbahet në Catlebar për 16 vjeçarë.
Federata e Futbollit të Irlandës ka publikuar golat dhe rastet e takimit.
Në minutën e 44, Kosova kaloi në epërsi me Alban Prapashticës, i cili shënoi gol të bukur.
Megjithatë, irlandezët e përmbysën rezultatin me golat e Troy Parrot dhe Sean Kenedy.