Lajme

Sejdiu: Koalicioni i mesnatës mundohet ti ik debatit me Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 24 May 2017

Përmes një konference të mbajtur për media Vetëvendosje foli për tërheqjen e Ramush Haradinajt nga ballafaqimi televiziv me kandidatët për Kryeministër.

“Brenda dy ditësh i ndërruan fjalët, pamë reklama në cdo media që do të ketë ballafaqim i kandidatëve për kryeministër.Ky është një moment vendimtar për Kosovës, qytetarët kanë nevojë të shohin  ata të cilët pretendonjë të udhëheqin këtë vend”.tha Sejdiu.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, tha se koalicioni AAK, Nisma dhe PDK nuk kanë asgjë të tregojnë dhe mundohen t`ju ikin ballafaqimit me kryeministrin e ardhshëm të vendit Albin Kurti.

-Advertisement-

“Koalicioni AAK Nisma PDK nuk kanë asgjë, mundohen ti ikin debatit. Kandidatët e këtij koalcioni po mbajnë debate, në fakt është ikja nga ballafaqimi nga kryeministri i ardhshëm të vendit Albin Kurti”.

Sipas Sejdiut zanati i PDK-së është fshehja në hijen e dikujt tjetër, të tjerët janë bërë aktor me lojën e dikujt tjetër e kjo është PDK-ja e Kadri Veselit.

Si duket PDK-ja fshihet nga hija e tjetër kujt si duket ky është zanati i tij, të tjerët si duket janë bërë aktor me lojën e dikut tjetër e kjo është PDK-ja e Kadri Veseli”., e rrjedhimisht nuk duhet të përdorin Haradinajn për këto”

Sipas tij Albin Kurti është alternativa e vetme  për të ecur vendi përpara.

“Albin Kurti është alternativa e vetme për të ecur vendi përpara, në mungesë të guximit dhe e keq qeverisjes për 17 vite , normal se do tju ikin debatit, Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë çdo ditë të gatshëm të ballafaqohen, dhe nuk kemi asgjë të mbajmë te fsheht dhe t`ju ikim ballafaqimit, përfundoi Sejdiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera