Lajme

Lladrovci me kostum largon mbeturinat (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 24 May 2017

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë pjesë në aksionin e sotëm të shoqërisë civile “Ta pastrojmë Kosovën”.

Në sheshin e qytetit, ai i është përveshur punës për heqjen e mbeturinave me kostum zyrtar, përcjellë AktivPress.

I pari i Drenasit tha se ambienti duhet të mbahet i pastër çdo ditë.

-Advertisement-

“Komuna e Drenasit qëndron mirë në menaxhimin e mbeturinave, tani të gjitha vendbanimet janë në sistem dhe shpresojmë që shënimi i kësaj dite të mbetet simbolike ne të ardhmen e afërt, pasi që ambienti është i të gjithëve dhe kujdesi ndaj tij, duhet të jetë i gjithësecilit”, ka thënë Lladrovci.

Një shembull tjetër i një personaliteti zyrtar i cili ka marrë pjesë në pastrim të hapësirave publike ka qenë edhe ai i ish-ministrit të Ambientit, Dardan Gashi.

Gjatë mandatit të tij, Gashi ishte paraqitur më i mobilizuar për pastrimin e liqenit të Badovcit. Ai me rroba të punës ishte zhytur në ujë për të pastruar mbeturinat nga liqeni.

Për më shumë këto janë fotografitë e zyrtarëve gjatë pastrimit të ambienteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera