Përgjegjësia e feve për paqen
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 22 May 2017
Imazhi për fenë shpesh lidhet me fanatikët, sepse ata duke u mbështetur tek feja kryejnë atentate. Qeveria gjermane kërkon tani në një takim botëror në Berlin ta mbështesë më shumë potencialin e feve për paqen
Do të jetë një raund i përzgjedhur: Të hënën (22.05) ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel flet në Ministrinë e Jashtme në Berlin para përfaqësuesve të feve dhe klerikëve nga e gjithë bota: Irani, Afganistani, para përfaqësuesve të fesë hebraike, ipeshkëve katolikë, peshkopëve ortodoksë, pastorëve evangjelistë, anglikanë, koptë, bahaive, sufive, shiitëve dhe sunitëve: Ai flet para shumë burrave e pak grave
“Pjesëmarrësit aty kanë autoritet dhe influencë në komunitete dhe angazhohen në punën e tyre për paqen në dhe mes shoqërive”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme. Tema e konferencës me 100 të ftuar: “Përgjegjësia e feve për paqen”.
Diplomacia gjermane del përtej kuadrit të aktorëve shtetërorë në skenën ndërkombëtare. Bërja e politikës së jashtme me aktorë joshtetërorë është mjet plotësues i diplomacisë klasike. Për këtë në Ministrinë e Jashtme gjermane do të ngrihet një sektor i posaçëm.
11 shtatori 2001
Parahistoria e kësaj konference i ka gjurmët në atentatet terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe në Uashington. Ato e ndryshuan diplomacinë në të gjithë botën. Ministri i Jashtëm atëherë, Joshka Fischer, vendosi për herë të parë një “të ngarkuar për dialogun me botën islame”, në rangun e ambasadorit. Pas ndërrimit të pushtetit më 2005-n u vendos një “i ngarkuar i posaçëm për dialogun mes kulturave” në Ministrinë e Jashtme. Më pas u krijua një departament i posaçëm për fenë, një shembull i ndjekur edhe nga ministri të tjera evropiane.
Shkëmbim strukturor
Konferenca e tanishme nuk është “një zgjerim, por një përpjekje e re”, thuhet në Ministrinë e Jashtme. Bëhet fjalë për partneritete dhe projekte në hapësirën shoqërore-civile, atë parapolitike, për herë të parë për një shkëmbim të strukturuar me aktorët fetarë. Sociologia e Universitetit të Heidelbergut, Ines Jacqueline Werkner, që trajton temat e politikës ndërkombëtare e studimet e paqes, kujton në këtë kontekst edhe “Marrëveshjen e Lisbonës” së BE-së. BE-ja angazhohet aty për një dialog të hapur, transparent e të rregullt me kulturat, edhe kjo tregon vlerësimin për aktorët jopolitikë. Studiuesit e politikës ka kohë që e kërkojnë këtë.
“Në opinionin publik”, thotë Werkner për “Deutsche Welle”, “kjo temë perceptohet shumë pak”, për shkak të fesë si arsye e konflikteve. Por përgjegjësia për paqen e feve luan një rol të rëndësishëm për diplomatët. Sidomos në rajonet e konfliktit aktorët fetarë janë personat e vetëm që gëzojnë reputacion në shoqëri të tilla, thotë ajo. Ata e njohin gjendjen dhe kanë lidhje me popullsinë lokale.
Konferenca që hapi dyert të dielën në mbrëmje ofron edhe shembuj pozitivë. Mes të ftuarve ndodhet edhe Mauro Garofalo, që në komunitetin katolik Sant Egidio është përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 1992 aktorët e fesë jashtë politikës arritën atë që nuk e arriti dot diplomacia botërore. Pas 16 vjetësh luftë qytetare me mbi 1 milion viktima, ata ndërmjetësuan një marrëveshje të paqes me palëve në luftën qytetare.
Teatër e diplomaci
Jo më kot Ministria e Jashtme ka ftuar edhe përfaqësues komunalë nga fetë e ndryshme. Nga Sarajeva, dikur multifetare, e që dëshiron të ruajë diçka nga një traditë e tillë ka ardhur myftiu i madh i Bosnje Hercegovinës dhe presidenti i komunitetit hebraik të vendit. Nga Guinea, arqipeshkvi i Conakryt dhe imami i madh. Ministria e Jashtme në Berlin kërkon ta mbështesë edhe më shumë fushën e kulturës. Kjo ministri dhe teatri Gorki në Berlin filluan projektin “Korrespondenca nga Berlini”, në vitin 2016, një seri debatesh për rendin e ri botëror dhe problemet që e shoqërojnë. Steinmeier, atëherë ministër i Jashtëm, në fjalimin e tij bëri fjalë për ato forca “që kanë ndikim në lëvizjet e mëdha tektonike të modeleve e përfytyrimeve tona për rendin botëror”. Steinmeier kërkoi angazhim “për një punë të vështirë për një rend të përbashkët”. Një vit më vonë ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel vazhdon në skenën botërore atë që Steinmeier në teatrin Gorki e përmendi si laborator përpjekjesh. DW
A- Të hënën (sot) ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel flet në Ministrinë e Jashtme në Berlin para përfaqësuesve të feve dhe klerikëve nga e gjithë bota: Irani, Afganistani, para përfaqësuesve të fesë hebraike, ipeshkëve katolikë, peshkopëve ortodoksë, pastorëve evangjelistë, anglikanë, koptë, bahaive, sufive, shiitëve dhe sunitëve: Ai flet para shumë burrave e pak grave. “Pjesëmarrësit aty kanë autoritet dhe influencë në komunitete dhe angazhohen në punën e tyre për paqen në dhe mes shoqërive”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.
Përgjegjësia për paqen e feve
B- Sociologia e Universitetit të Heidelbergut, Ines-Jacqueline Werkner, e cila trajton temat e politikës ndërkombëtare e studimet e paqes, kujton në këtë kontekst edhe “Marrëveshjen e Lisbonës” së BE-së. BE-ja angazhohet aty për një dialog të hapur, transparent e të rregullt me kulturat, edhe kjo tregon vlerësimin për aktorët jopolitikë. Studiuesit e politikës ka kohë që e kërkojnë këtë. “Në opinionin publik”, thotë Werkner për “Deutsche Welle”, “kjo temë perceptohet shumë pak”, për shkak të fesë si arsye e konflikteve. Por përgjegjësia për paqen e feve luan një rol të rëndësishëm për diplomatët. Sidomos në rajonet e konfliktit aktorët fetarë janë personat e vetëm që gëzojnë reputacion në shoqëri të tilla, thotë ajo. Ata e njohin gjendjen dhe kanë lidhje me popullsinë lokale./Zeri/
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...