Lajme

Daka: Problemet e mërgimtarëve për votim, kosto e zgjedhjeve të parakohshme

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 22 May 2017

Problemet teknike që ia kanë pamundësuar aplikimin për të votuar një numri të kosovarëve që gjenden jashtë vendit janë kostoja e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme brenda tridhjetë ditësh. Këtë e thotë vetë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka.

“Ne nuk kemi faj që zgjedhjet janë shpallur për 30 ditë. Kjo është kostoja e zgjedhjeve të parakohshme, edhe këtë nuk mundem ta rregulloj as unë, e as KQZ-ja, me gjithë dëshirën”, ka thënë Daka në një komunikim me gazetën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Procesi i aplikimit për të votuar nga jashtë, sipas saj, ka qenë gjithmonë i njëjti dhe nuk ka përbërë dallim për askënd, mirëpo ajo tregon se janë dy formacione politike që kanë problematizuar votimet nga jashtë vendit.

-Advertisement-

“Procedurat kanë qenë të njëjta gjithmonë, e tash dikujt po i konvenon me bo problem edhe po e bën. Lista Srpska dhe Vetëvendosja e kanë ngrit këtë problem”, tha ajo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera