Pesë gjërat më të rëndësishme që meshkujt kërkojnë nga martesa
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 21 May 2017
Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë çfarë e bën të lumtur martesën, më poshtë janë përgjigjet. Një këshillues martesash dhe familjesh, Aaron Anderson, ka ndarë disa këshilla nga eksperiencat e tij me çiftet, duke iu referuar kryesisht meshkujve dhe gjërave që ata duan me çdo kusht.
Ja çfarë kërkojnë ata.
Burrat kërkojnë që t’i duash – (nuk është e nevojshme të thuhet apo jo?). Ashtu si bashkëshortet e tyre, meshkujt kanë nevojë të duhen, edhe pse jo deri në atë pikë që duan femrat.
Ata dëshirojnë t’i kesh në vëmendje dhe t’u tregosh herë pas here dashuri – por pa e tepruar. Nuk u kushtojnë vëmendje gjërave të vogla të të shprehurit të dashurisë, kështu që në këtë pikë, të dashura zonja, mos e teproni.
Duan një grua të pavarur: një bashkëshorte që të ketë dëshirat e saj, punën dhe qëllimet e saj, si dhe planet për t’i arritur ato. Ata, ashtu si edhe femrat, kanë në kokë planet dhe qëllimet e tyre në karrierë dhe nuk i tolerojnë lehtë prishjet e planeve të së ardhmes.
Ata duan të kenë në krah një bashkëshorte, e cila t’i mbështetë, por aspak t’i pengojë në qëllimet që i kanë vënë vetes për të arritur, ndaj edhe duan një bashkëshorte, e cila i fton për t’i arritur bashkë qëllimet – e kundërta nuk mund të ndodhë.
Duan përkujdesje: adhurojnë kur vëmendja e bashkëshortes është maskimale (jo xheloze). Anderson tregon se meshkujt e dashurojnë vëmendjen e bashkëshortes së tyre, sidomos sa herë kanë pasur një ditë të keqe, duan të qetësohen në krah të saj, por ndonjëherë kanë dëshirë edhe për vetmi kur kalojnë momente kritike, zënka apo debate në punë. Po ashtu, meshkujt duan që të kujdesesh sa herë ata janë të sëmurë.
Nuk mund t’u kërkoni ndihmë në shtëpi, por kanë dëshirë të marrin pjesë sa herë bashkëshortja e tyre është duke bërë punë shtëpie. Femrat mund ta mbushin ditën e tyre me shumë gjëra, por edhe me fëmijët, por në fund të ditës, në dhomën e gjumit, meshkujt duan vëmendjen dhe të ndjejnë se gjithçka është “pronë” e tyre.
Duan një grua që është në një mendje me ta – jo vetëm fëmijët. Është e kuptueshme se femrat kanë lidhje të veçantë me fëmijët. Deri këtu gjithçka është në rregull, por pasi fëmijët dhe nënat bëhen bashkë, meshkujt ndihen si të lënë pas dore, ndaj kjo nuk është aspak e pranueshme për ta.
Derisa kërkojnë të jenë nën vëmendje, meshkujt urrejnë të lihen në plan të dytë.
Duan të ndihen të sigurt. Por jo në aspektin fizik. Martesa nxjerr anët më të mira dhe më të këqija të njerëzve. Ajo i ndryshon njerëzit në një mënyrë që ndonjëherë as ata vetë nuk e kanë menduar. Duket sikur është një tipar që karakterizon më shumë femrat, por në fakt jo, vëren Anderson. Meshkujt, po ashtu kërkojnë të ndihen të sigurt në martesën e tyre.
Ata duan një bashkëshorte shumë të qetë dhe të duruar me çdo situatë të pakëndshme që mund të sjellë martesa, në vend të një tjetre që vazhdimisht mund të vërë në dukje të metat e tyre. Kjo e fundit i çon ata drejt mendimit se martesa është në rrezik.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...