Lajme

Kandidati i LDK-së për Kryeministër flet për familjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 21 May 2017

Avdullah Hoti, Ministër në largim i Financave, ka postuar një fotografi në FB, ku ka shkruar për fëmijët dhe gruan e tij. Ka thënë se sikurse edhe fëmijët e tjerë, edhe dy djemtë e tij, meritojnë të rriten në një vend normal.

Ka thënë se sikurse edhe fëmijët e tjerë, edhe dy djemtë e tij, meritojnë të rriten në një vend normal.

“Familja ime më frymëzon të punoj për rritjen e mireqenies së vendit. Fëmijët e mi, me të gjithë bashkmoshatarët e tyre, meritojnë të rriten në një vend normal”, ka shkruar Hoti, në fb,

-Advertisement-

Fjalë të mira ka folur edhe për gruan, Servetën.

“Përkrahja e Servetes, më inspiron të punoj që ta ndërtojmë dhe ruajmë Kosovën tonë”, ka shtuar ai.

Avdullah Hoti është kandiduar për Kryeministër në koalicionin e LDK’së me AKR’në e Alternativën.

Hoti është anëtar i Kryesisë së LDK’së dhe Kryetar i Degës së Rahovecit. Është edhe profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera