Lajme

Duma: Duhen hetime të reja për rastet e pazbardhura

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 20 May 2017

“Mendoj se ekziston hapësirë për thellimin e analizave të caktuara për hapjen e çështjeve të cilat në këtë periudhë ose nuk kemi mundur t’i hapim ose t’i shohim”, tha në një intervistë për Nova, Aleksej Duma, drejtor shumëvjeçar në Institutin për mjekësi lligjore, duke u përgjigjur në pyetjen se a duhet të hapen hetime për rastin e vdekjes së Nikolla Mlladenovit, Kosta Kërpaçit, vrasjes në Liqenin e Smillkovës dhe rastet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“Këto janë çështje të ndjeshme, me shumë kurthe, lëndë me shumë paqartësi, paparashike, pyetje të hapura ose të mbyllura, shumë aspekte të paralizuara dhe nevojë për analiza të mëtutjeshme. Dhe kjo duhet të jetë lëndë e një pune serioze dhe profesionale”, tha mes tjerash Duma./Telegrafi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera