Sport

⚽️SKANDALOZE: Zbuluan Donnarummën dhe Locatelin, Milani i pushon nga puna

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 20 May 2017

Ristrukturimi i stafit të Milanit pasi pronarët kinezë morën kontrollin e klubit ka filluar dhe nuk po kursen askënd.

Këtu përfshihen edhe persona që kanë ndikuar në zbulimin e dy “xhevahirëve” të kuqezinjve, portierit X
Gianluigi Donnarumma dhe mesfushorit Manuel Locateli.

Kështu, Mauro Biankesi nuk është më përgjegjës për aktivitetin thelbësor dhe vëzhgimin e talenteve te Milani U-14. Ai u shkarkua nga puna pas një bisede që pati me drejtuesit gjatë pasdites së sotme. Bashkë me të është larguar nga puna edhe Antonela Costa, përgjegjëse e koordinimit të veprimtarisë së sektorit kuqezi të të rinjve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera