Lajme

Arrestohen 29 persona!

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 20 May 2017

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 29 persona.

Kështu thuhet në raportin që Policia ua ka dërguar mediave, të cilin të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje do ta gjeni më poshtë.

RAJONI I PRISHTINËS

-Advertisement-

INCIDENTET  KRIMINALE

IMPORTIM FURNIZIM TRANSPORTIMI SHITJE E PAAUTORIZUAR I ARMËVE 

Prishtinë 19.05.2017 – 06:25. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Serb janë gjetur dhe sekuestruar: 2 fishekë, një kornizë, një spirale metalike me pajisje për pastrim të armëve dhe një karikatorë pushke. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE 

Prishtinë 19.05.2017 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i dyshuar për veprën penale të lartcekur, i kërkuar nga Gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

PKK Hani  i Elezit 18.05.2017 – 09:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull  K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

arrow fillim                                              RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

Raport shtesë

MASHTRIM 

Rr. Medllin Ollbrajt, Gjilan 10.05.2017. Në lidhje me rastin raportohet se pas hetimeve të zhvilluara më 19.05.2017 është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. Gjatë  kontrollit në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të veturës ndërsa pjesët tjera dyshohet se janë shitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Gjilan 18.05.2017 – 23:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

arrow fillim                        RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE 

Rr. Hamzë Jashari, Ferizaj 19.05.2017 – 13:30. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë prej 6.9 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Ferizaj 19.05.2017 – 07:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Ferizaj është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.

arrow fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

·     Prizren 18.05.2017 – 21:30. Gjatë kontrollit në veturën e tre të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 2.64 gramë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

·     Dragash, Prizren  19.05.2017 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e të llojit marihuanë në peshë rreth 3.82 gramë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë Canabis Sativa. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

ZJARRËVËNJE 

Rr. Sali Bytyqi, Prizren 19.05.2017 – 15:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një parcelë toke prej 7 ari e mbjellë me fidanë. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

INCIDENT ZJARRI 

Suharekë 19.05.2017 – 01:10. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri kati i parë i shtëpisë së tij. Njësiti zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarri. Dyshohet  se deri te zjarri sipas viktimës ka ardhur si pasojë e një kablloje elektrike. Nuk raportohet për të lënduar.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Rr. Adem Jashari, Prizren 19.05.2017 – 21:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit një mashkull K/Shqiptar.

arrow fillim                            RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE 

Rr. Demostratat 1981, Pejë 19.05.2017 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK/47 dhe 136 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

KANOSJE 

Rr. Adem Jashari, Pejë 17.05.2017 – 11:30. Me 19.05.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.

PRISHJE E RENDIT 

Pejë 17.05.2017 – 12:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar rastin ne fjale. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar  në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER 

Fsh. Dresnik, Klinë 19.05.2017 – 13:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke punuar në arën e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar .

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Aeroporti i Prishtinës 19.05.2017 – 20:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një mashkull K/Shqiptar.

   

arrow  fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

BLERJE, POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Sefedin Xërxa, Rahovec  19.05.2017 – 05:50. Si rezultat i punes dhe hetimeve intensive te zyrtareve policor, janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj Shqiptarë (6 shtetas të Kosovës dhe 2 shtetas të Shqipërisë) pasi gjatë kontrollit policor në 5 lokacione të ndara kanë gjetur dhe konfiskuar 11.6 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: 1 pistoletë 5 vetura, 6 telefona celularë si dhe disa dëshmi tjera relevante për rastin. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

NXITJE E URRETJES, PËRQARJES OSE MOSDURIMIT KOMBËTAR 

Gjakovë 19.05.2017 – 14:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin se e njëjta ka ofenduar në baza racore dhe etnike viktimën femër K/Egjiptiane . E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

  Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

arrow fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

KANOSJE 

Skenderaj 19.05.2017 – 12:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht dy vikama meshkuj K/Shqiptarë punëtorë të KEDS-it derisa ishin duke i shkyçur rrymën për shkak të mos-pagesës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

PROTESTË 

Sheshi Adem Jashari, Skenderaj 19.05.2017 – 11:55. Raportohet se rreth 400 pjesëmarrës të shoqatave të dalur nga lufta kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth burgosjes së një personi. Rreth orës 12:20 protestuesit janë shpërndarë të qetë.

arrow fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

arrow fillim                             POLICIA KUFITARE

INCIDENTET  KRIMINALE

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT 

Fsh. Kërstec, Dragash  19.05.2017 – 08:10. Janë arrestuar katër të dyshuar tre meshkuj dhe një femër shtetas-e të Shqipërisë pasi që të njëjti kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë depërtuar në pikën më të afërt të kufirit për në shtetin e tyre.

DHËNJE E RYSHFETIT 

Hani i Elezit 19.05.2017 – 10:15. Një i dyshuar mashkull Serb shtetas i Serbisë drejtues i një automjeti transportues u kishte ofruar zyrtarëve policor 10 € para ryshfet me pretekst se donte ti qeraste me nga një kafe. Zyrtaret policor e kane vepruar ndaj tij duke e ndaluar dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 Asgjë me rëndësi për të raportuar.

       STATISTIKAT  E  PERGJITHESHME

Aksidente fatale

00

Aksidente me të lënduar

15

Aksidente pa të lënduar

29

Tiketa trafiku të shqiptuara

1265

Arrestime

29

Në mbajtje

11

Në vuajtje të dënimit

04

Me respekt,

Zyra per informim e PK-se

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera