Lajme

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Pal Lekajt

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 19 May 2017

Gjykata Themelore në Gjakovë ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj ish-kryetarit Pal Lekaj për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuzën ndaj Lekajt dhe dy ish-zyrtarëve tjerë të Komunës së Gjakovës, Prokuroria Speciale e kishte ngritur në shkurt të këtij viti. Derisa, pas mbajtjes së seancave të shqyrtimit fillestar, Gjykata Themelore në Gjakovë ka hedhur, të premten, poshtë aktakuzën.

Këtë e ka konfirmuar Avokati i Lekajt, Arianit Koci.

-Advertisement-

“E kam marrë informacion, se propozimi im për hedhjen e aktakuzës është aprovuar. Kam qenë i bindur se kjo do të ndodhë, sepse më të vërtetë nuk ka pasur asnjë provë kundër klientit tim, Pal Lekaj”, konfirmojë Koci për Gazetën Express.

Aktakuza ishte ngritur për një rrugë të asfaltuar në një fshat, pak kilometra larg qytetit të Gjakovës, që mbrojta e tij dhe vetë Lekaj në shqyrtim fillestar, kishin deklaruar se komuniteti ka përfituar prej ndërtimit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera