Uncategorized

68 përqind e grave kanë përjetuar dhunë në familje

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 19 May 2017

Zyra e UN Women dhe Bashkimit Evropian kanë lansuar programin  e komponentës vendore në kuadër të programit Rajonal të “Eliminimit të dhunës ndaj grave në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Zbatimi i Normave, Ndryshimi i të Menduarit, që ka për qëllim luftimin e dhunës dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave”.

Aty u tha se dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës së ushtruar në Kosovë me 68 % të grave që e kanë përjetuar atë gjatë jetës së tyre, raporton Ekonomia Online.

Ky program do të veprojë në drejtim të krijimit të një mjedisi legjislativ dhe të politikave në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare normative në fuqizimin e organizatave të grave  në luftën e tyre për adresimin e shkaqeve të pabarazisë gjinore dhe dhunës ndaj grave dhe në fuqizimin e grave dhe vajzave të cilat e kanë përjetuar diskriminimin apo dhunën.

-Advertisement-

Flora Macula shefe e Zyrës së UN Womend në Kosovë tha se ky program ka për qellim luftimin e dhunës dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

“Është e qartë qe dhuna ndaj grave është dhuna më e turpshme e të drejtave njerëzore. Derisa ekziston nuk mund të bëjmë përparim drejt zhvillimit dhe paqes ka thënë ajo. 68 për qind e grave kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre”, ka thënë ajo.

Ajo tha se sipas statistikave gratë kanë më shume gjasa të vuajnë nga dhuna se sa meshkujt.

Sellma Qekic Dinksoy zyrtare për barazi gjinore tha se edhe pse kemi përmirësim të të drejtave të grave këto mbesin si abuzimet më të larta të partnerëve të tyre intim që gratë  i përjetojnë.

“Në Kosovë dhuna në familje mbetet një problem i madh por roli i shoqërisë duhet të jetë kyç në nivele të ndryshme po ashtu është e rëndësishme që edhe organizatat të kenë rol kyç”, tha ajo.

Sipas saj BE-ja nuk do të toleroj asnjë rol të dhunës.

Andrew Russell koordinator për Zhvillim i OKB-së në Kosovë tha se dhuna nuk ndodhë vetëm në Kosovë por edhe me gjerë.

“Më vjen keq që nuk kemi reagim më të fortë në këtë drejtim. Ka disa të drejta e norma që duhet të zbatohen. Ne do tu ndihmojmë grave dhe vajzave sepse ne po shkojmë në BE. Më vjen mirë që e kemi këtë nismë, sepse të gjithë po mundohemi të ndihmojmë në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Sipas tij dhuna mund të vij në forma të ndryshme.

Zhvillimi ekonomik për gruan sipas Russell është shumë i rëndësishëm sepse do të kenë më shumë qasje në shumë sektorë.

Munir Basha  zëvendësministër i Drejtësisë, njëherësh koordinator kombëtar për dhunën në familje tha se vendi ynë ka krijuar mekanizma për mbrojtjen e dhunës ndaj gruas.

“Fokusi në kuadër të strategjisë do të jetë në koordinim të gjitha palëve për mbrojtjen dhe rehabilitimin e tyre, ndryshimin e mentalitetit parashikuese dhe paragjykuese, ofrimin e standardeve bashkëkohore, identitetin gjinor, orientimin seksual, e veprime të tjera”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se strategjia përfshin dhjetë sektorë të ndryshëm.

Edi Gusia shefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore nga Zyra e kryeministrit tha se ky fenomen është më shqetësues dhe më stagnues në shoqëri.

“Qeverisja lokale ka rol kyç në menaxhimin e situatës dhe është e domosdoshme që pushteti lokal t’i merr përgjegjësitë lokale”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera