Lajme

Marrëveshja, sa deputetë marrin PS, PD, LSI, PDIU dhe PAA

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 19 May 2017

Marrëveshja e djeshme mes Ramës dhe Bashës cilësohet si akti i dytë i paktit kundër partive të vogla, pasi atij mes Ramës dhe Berishës në prillin e vitit 2008.

Në formën se si është bërë marrëveshja si edhe situata ku partitë kanë hyrë pa koalicione në zgjedhje i dezavantazhon të vegjlit, përfshirë edhe LSI-në, e cila nëse krahasohet me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2013 pritet të humbasë disa mandate.

Duke bërë projeksionin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në situatën kur të gjitha partitë futen në zgjedhje më vete, pra pa koalicione dhe duke marrë për bazë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, të vetmet parti që do siguronin nga një mandat nga partitë e vogla janë PDIU dhe PR, shkruan “Mapo”.

-Advertisement-

Ndërkohë që LSI do të merrte 14 deri në 15 mandate, duke konfirmuar kështu se mbetet një forcë e tretë me një peshë të konsiderueshme në politikën shqiptare.

Ndërkohë që dalja më vete e të gjitha forcave politike do të favorizonte ndjeshëm Partinë Socialiste, e cila në rast se do të kishim të njëjtën panoramë votash për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje do të arrinte numrin magjik të 71 mandateve të mjaftueshme për të qeverisur edhe e vetme.

PS në bazë të këtyre rezultateve arrin të marrë 71 deri në 72 mandate. Ndërkohë që PD nga ana e saj do të merrte diferencën që mbetej, pra 51 deri në 53 mandate. Situata do të ndryshonte në rast se partitë aleate të PD-së nuk do kandidonin me siglat e tyre duke u bërë pjesë e listës së demokratëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera