Oficerët burra të Policisë të bëhen avokues për barazinë gjinore
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 18 Maj 2017
Tryeza e rrumbullakët dyditore, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, mbi rolin e zyrtarëve të lartë policorë burra në promovimin e barazisë gjinore, përfundoi punimet e saj më 17 maj 2017 në Prevallë, në komunën e Prizrenit.
“Jam krenar që Policia e Kosovës ka pranuar të jetë pjesë e këtij procesi pionier. Angazhimi i burrave në avokim për barazi gjinore paraqet shembull të mirë për institucionet e tjera në atë se si të punohet drejt barazisë gjinore”, tha Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, në adresimin e tij para pjesëmarrësve.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media, në tryezën e rrumbullakët pjesëmarrësit rivlerësuan rolet aktuale gjinore në Kosovë, diskutuan për stereotipat e normat gjinore, si dhe çfarë mund të bëjnë burrat e gratë për ta tejkaluar pabarazinë. Ata erdhën në përfundimin që për avancim të mëtejmë të Policisë së Kosovës në një forcë policore me shumëllojshmëri gjinore, zyrtarët burra duhet të bëhen avokues të barazisë gjinore.
Drejtorët e tetë drejtorive rajonale policore u zotuan të ndërmarrin hapa të vegjël, por konkretë, drejt arritjes së shumëllojshmërisë, duke përfshirë miratimin e rregulloreve të brendshme që kanë parasysh elementin gjinor për sa i përket balancës mes punës e jetës, trajnime të specializuara, dhe procese rekrutuese e mjedise pune me ndjeshmëri gjinore.
Shaban Shala, Drejtor i drejtoratit rajonal të Policisë së Kosovës në Pejë, theksoi se “gratë duhet të jenë në pozita vendimmarrëse dhe shpresoj se nuk do të kemi nevojë ta diskutojmë këtë çështje edhe shumë gjatë.”
Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë drejtorë rajonalë të policisë dhe komandantë të stacioneve policore, përfaqësues të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, si dhe Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve. Tryeza është pjesë e përpjekjeve të Misionit për të shtuar angazhimin e burrave në promovimin e barazisë gjinore në institucionet e sigurisë publike.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































