Lajme

Hoxhaj: Sulmi ndaj Çitakut dëmton imazhin e vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 18 May 2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dënuar gjuajtjen me vezë ndaj ambasadores së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku. Hoxhaj ka thënë se ky sulm nuk është vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit sikurse Ambasadorja Çitaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit.

“Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nga një aktiviste politike sikurse u prezantua e cila propagandonte në mënyrën më të turpshme kundër shtetit të Kosovës”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

“Sulmi i tillë i ulët, përderisa Ambasadorja Çitaku po e përfaqësonte shtetin e Kosovës, në një bashkëbisedim me Ambasadorin Christopher Hill në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, është sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit sikurse Ambasadorja Citaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

“Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët kudo që janë jashtë Kosovës, të shprehin edhe pakënaqësitë e tyre në mënyrë të civilizuar por gjithnjë duke pasur parasysh interesat e shtetit të Kosovës.

Sulmi ndaj një përfaqësuesit diplomatik i akredituar në një vend mik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera