Lajme

LDK heq dorë nga posti i kryeministrit, për VV hyn në “pazar” komuna e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 18 May 2017

Marrëveshja mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për të garuar në zgjedhje me një listë është afër finalizimit dhe se palët janë duke punuar për ta arritur atë.

Sipas burimeve të “Orainfo” palët janë pajtuar që Vetëvendosjes t’i takojë posti i kryeministrit dhe ministritë kryesore siç është ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të jashtme, ndërsa LDK-ja me partnerët e saj do të qeverisë me ministritë që kane te bëjnë me zhvillimin ekonomik.

“Nëse Vetëvendosje hyn në listën e LDK-së, atëherë LDK nuk do të ketë kandidatë për Prishtinën, por do ta mbështesë atë të Vetëvendosjes, dhe e kundërta do të ndodh nëse LDK hynë në listë të Vetëvendosjes”, kanë thënë nga LDK-ja. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera