Lajme

Sulmohet me vezë Vlora Çitaku, në mes të Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 17 May 2017

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku është sulmuar me vezë.

Kjo ka ndodhur në “University of Denver”, në Colorado.

Ajo që e ka sulmuar është Vlerta Vdili.

-Advertisement-

Për Periskopi.com ajo ka folur duke treguar se e ka sulmuar me 8 vezë të prishura, siç thotë ajo, për personin e ‘prishur’.

Vdili që është studente në këtë universitet shpjegon se e bëri ngase vlerëson se Vlora Çitaku është një nga aktoret më të mëdha që është e ngulitur në strukturën e dhunës në Kosovë.

“Ajo ka marrë pjesë në fushata në mbështetje të komunitetit LGBT, por duke i përdorur ata e edhe duke përdorur edhe dobësinë e grave. Është një kriminele me taka të larta. E bëra atë sepse historia e plotë e Kosovës duhet të dëgjohet nga bota-tregimi i njerëzve tanë po shkon duke u mbytur nga politikanët tanë të korruptuar derisa ata mbesin të integruar në dhunën strukturore”, thotë ajo për Periskopi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera