Lajme

Gecaj e dinte se PDK do të bënte koalicion me AAK’në e Nismën

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 17 May 2017

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e Nismës për Kosovës nuk ishte befasi. Dihej që nga mocioni

Ai ka thënë se kjo dihej që nga momenti i votimit të mocionit për mosbesim të qeverisë Mustafa.

“Nuk ka qenë befasi. Kadri Veseli e ka rrëzuar këtë qeveri për një arsye të thjeshtë. Tashmë po dihet. Që nga fillimi kjo ishte konspiracion i PDK’së. Edhe mocioni. Nuk ka teori që një parti të nisë me gjashtë deputetë numrin e nënshkrimeve. Pra kjo është nismë e PDK-së që ta rrëzojnë qeverinë dhe të marrin komplet ekzekutivin, presidentin-qeveria-kryeministri”, ka thënë ai në KTV.

-Advertisement-

Gecaj ka thënë se PDK hyri në koalicion me AAK’në e Nismën sepse e dinte që koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën do të dilte fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ky bashkim është i natyrshëm, sepse elementet kryesore, liderët e këtyre partive ishin LPK’istë. Ky është koalicion i territ”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera