Lajme

PDK e ‘Tradhton’ Nismën në nisje të bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 17 May 2017

Kadri Veseli gjatë një vizite në Malishevë ka siguruar elektoratin e PDK-së se kjo parti do t’i hyjë garës për kryetar të kësaj Komune.

Kjo deklaratë bie ndesh me marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, sipas interpretimit të bërë nga sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, mbrëmë pak kohë pas njoftimit për koalicionin PDK-AAK-Nisma.

“Në marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor… ka qenë kërkesë e Nismës që PDK dhe AAK të mos nxjerrin kandidat nga Malisheva, bastion i Nismës në Malishevë, sepse ne dëshirojmë që aty të kandidojmë me kandidat të Nismës për Kosovë”, ka thënë ndër të tjera mbrëmë Bilall Sherifi.

-Advertisement-

Por, sot, në një takim me drejtuesit e degës së PDK-së në Malishevë, kryetari Kadri Veseli ka thënë se “vetëm organet e PDK-së, niveli qendror, kryesia e partisë, këshilli drejtues edhe ju si degë vendos qysh keni me kandidu në Komunë, këtë e vendosni ju”.

“Në zgjedhjet e ardhshme komunale du me e rikthy fitoren e fuqishme të PDK-së në Malishevë”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Gjatë këtij takimi, Veseli ka kërkuar nga bashkëpartiakët që t’i besojnë atij si kryetar partie e jo “koftëlargut”.

“Mos bjerni në hezitime dhe në fjalë të huaja. Më ka shqetësu momenti që ju keni besuar. Kryetari (Hysni Kilaj) më ka prit tek shkallët sot, unë i folsha ky nuk më dëgjojke. I thash: “A jam unë kryetar i PDK-së apo ai koftëlargu që e ke dëgju ti?”, tha Veseli në këtë takim.

PDK, AAK dhe NISMA kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor pak momente para se të skadonte afati për regjistrimin e koalicioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera