Lajme

Vetëvendosje s’flet për takimin me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 17 May 2017

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat e partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të parë mundësinë e krijimit të një liste të përbashkët.

Krijimi i kësaj liste të mundshme të përbashkët mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të mund të quhej edhe si një kundërpërgjigje e koalicionit parazgjedhor të madh të krijuar mbrëmë, befasishëm, mes PDK-së, AAK-së dhe Nisma për Kosovën.

Gazetari i Klan Kosovës, Dibran Istrefi që ka raportuar nga selia e Vetëvendosjes ka bërë të ditur se ka akoma diskutime të brendshme mes strukturave udhëheqëse mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për të marrë një vendim lidhur me krijimin e listës së përbashkët.

-Advertisement-

Por nëse ndodh një gjë e tillë, duhet të finalizohet deri të premten në ora 24:00 sepse kjo është dita e fundit kur duhet të dorëzohen listat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në ndërkohë që sot ishte paralajmëruar një konferencë e Lëvizjes Vetëvendosje për në orën 15:00 ku parashihej të fliste kryetari Visar Ymeri por që kjo konferencë është shtyrë për në orën 16:00.

Më pas kjo konferencë për media është anuluar nga Lëvizja Vetëvendosje pa dhënë shumë arsye derisa askush nga kjo parti nuk ka pranuar të prononcohet, edhe pas përpjekjeve të shumta të Klan Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera