Sport

⚽️Ultimatum i futbollistit të Kosovës: Nëse nuk më ftoni ndaj Turqisë, luaj për këtë Kombëtare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 17 May 2017

Futbollisti kosovar që luan me shumë sukses në kampionatin e Malajzisë, Liridon Krasniqi, gjatë një interviste për “Digitalb” është shprehur i dëshpëruar që akoma nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, që nga ndeshja historike ndaj Haitit në “Adem Jashari” të Mitrovicës, shkruan “Korneri.net”.

Krasniqi shotoi poashtu se në rast se nuk merrë ftesë nga Kosova për ndeshjen kualifikuese ndaj Turqisë me 11 qershor, atëherë do të shqyrtojë ftesën e kombëtares së Malajzisë.

“Jam shumë i habitur që akola nuk kam marrë ftesë nga Kosova. Unë për vendim ti jam në gjendje të jap gjithçka, nëse është nevoja do te derdhja edhe gjak, por çdo gjë ka në kufi, sikurse edhe durimi im. Ditëve të fundit kam marrë ftesë nga kombëtarja e Malajzisë, kështu që në rast se nuk marrë ftesë në ndeshjen ndaj Turqisë, atëherë do të shqyrtojë mundësinë që të luajë për ta”, përfundoi Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera