Vdekja e hershme e Ardit Kasapit, arrestimi i 13 tifozëve dhe problemet me rezultate nuk i kanë zbrapsur “Intelektualët” e Dritës, të cilët thonë se janë gati për derbi.
Në kundërpërgjigjen për “Skifterat” e Gjilanit, tifozët e Dritës thonë se janë gati për ata që bëhen merak për ta me ligjeratat aty ku kanë mbetur nga hera e kaluar, transmeton Gazetasheshi.com.
Ndërkohë, “Intelektualët” iu bëjnë thirrje futbollistëve që vetëm me fitore të solidarizohen me tifozët dhe me të ndjerin, Arditin.