ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidati i LDK-së për Kryeministër
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 16 May 2017
Ashtu edhe siç kishte raportuar portali Infokusi.com disa orë më parë, Kryesia e LDK-së edhe zyrtarisht ka marrë vendim që, ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti të jetë kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmi është bër i ditur nga vet lideri i kësaj partie Isa Mustafa, në një konferencë për media nga selia e LDK-së.
“Ne sot e kishim mbledhjen e kryesisë së Partisë. Biseduam edhe për kandidatin e partisë për kryeministër të vendit. Unë jam interesuar që të hap një proces që LDK-ja do të del me një kandidat tjetër për kryeministër të vendit. Kemi vlerësuar se ky nuk është një proces i thjeshtë. Dhe për këtë është vendosur që te kandidohet Abdullah Hoti për kryeministër”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërkohë që sa i përket koalicioneve parazgjedhorë kreu i LDK’së tha se partia e tij ka saktësuar disa parti tjera por që ende nuk kanë vendosur përfundimisht se cilat do të jenë partitë që LDK do të bëjë koalicion.
“Sa i përket koalicioneve, po punojmë, kemi saktësuar mjafte shume kushtet për disa partner, por nuk do te flas për ta derisa te mos i kemi marrëveshjet definitive”, tha Mustafa. Ai ka thënë se është i bindur se Hoti do të jetë fitues i zgjedhjeve karshi kandidateve tjerë
Edhe kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti tha se: “Koalicioni i djathtë do të fitojë”, por pa treguar se kush janë pjesë e këtij koalicioni.
Ndryshe në garë për kandidat të kësaj partie për kryeministër kanë qenë, nënkryetari, Lutfi Haziri, dhe Avdullah Hoti, mbështetja e plotë i është dhënë tashmë këtij të fundit, i cili edhe njihet si bashkpunëtor shumë i afërt me liderin e kësaj partie Isa Mustafën./Infokusi.com
Të tjera
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...