Lajme

Përfundimtare: Avdullah Hoti kandidat për Kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 16 May 2017

Avdullah Hoti është kandidat për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Portali Infokusi.com nga burimet e veta merr vesh se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka vendosur që Ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet gjatë ditës së sotme. LDK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në orën 13:00 do të fillojë mbledhjen. Pritet që në këtë mbledhje do të konfirmohet edhe zyrtarisht që Avdullah Hoti është kandidati i LDK-së për kryeministër, si dhe çështja e koalicioneve parazgjedhore, pasi që sot është afati i fundit për koalicione.

-Advertisement-

Në garë për kandidat ka qenë edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, por siç merrë vesh Infokusi.com, mbështetja e plotë i është dhënë tashmë Avdullah Hotit, i cili edhe njihet si bashkpunëtor shumë i afërt me liderin e kësaj partie Isa Mustafën.

Kryeministri në largim Isa Mustafa ditë më parë tregoi se ai nuk do të garojë për postin e Kryeministrit.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë koalicion parazgjedhor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera