Grainca flet për kandidatin e LDK’së për Kryeministër (Video)
Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 15 May 2017
Blerim Grainca, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK’së, ka përshkruar kandidatin për Kryeministër nga radhët e kësaj partie.
Grainca nuk përmend emra se kush do të jetë kandidat potencial nga radhët e LDK’së, por thekson se janë, pesë-katër emra që janë të gatshëm të marrin përsipër pozitën e kryeministrit.
“Nuk mund të ju them ndonjë emër për arsye se nuk duhet t’i hyjë në hatër dikujt tjetër për arsye se të gjithë janë emra të respektuar brenda LDK’së. Gjithsesi emri i kandidatit do të jetë një kandidat që ka kontinuitet në veprimet e tij në LDK, një kandidat që ka dëshmuar që është ekspert i caktuar në fusha të caktuara dhe një kandidat që do të arrij të bashkoj të gjitha fuqitë kreative brenda LDK’së’, tha ai.
Ndërkaq, sa i përket koalicionit me partitë tjera politike, Grainca është shprehur, se do të hyjnë në koalicion me të gjithë ata që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të tyre, të gjithë ata qe i njohin institucionet e vendit dhe të gjithë ata që nuk janë në kundërshtim me ligjin, apo nuk kanë ndonjë akuzë të ngritur nga ndonjë gjykatë e caktuar.
Sipas Graincës, LDK’ja është e gatshme të hyjë në zgjedhjet e parakohshme për të fituar e vetme.
Ai ka folur sërish për rënien e Qeverisë, derisa ka akuzuar PDK’në për prishjen e marrëveshjes.
“Siç jeni të njohur ju dhe opinioni të asaj tërheqjes spektakolare edhe skenarit të përgatitur nga PDK’ja, Lidhja Demokratike e Kosovës i është rikthyer vetës, po merret me konsolidimin e brendshëm dhe është në fazën e konsultimit, hartimit të listave zgjedhore, krijimit të shtabeve elektorale”, tha Grainca për Tribuna Channel.
Ai thotë se, nëse do të pyetej ai, LDK do të kishte vija te kuqe me PDK’në.
Deri në mesnatën e së martës partitë politike e kanë të caktuar të deklarojnë në komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicionet garuese për zgjedhjet e 11 qershorit.
Të tjera
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...
-
Bedri Hamza: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për pr...
-
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas, kërkon falje
Edmond Lajqi, i akuzuari për vrasjen e gruas në Pejë, Gjyljeta Ukellin sot pa...
-
Reagon edhe ambasada e Italisë për moscertifikimin e Srpska’s: Besojmë që sundimi i ligjit do ta udhëheqë KQZ-në
Shqetësimit të SHBA-së, BE-së e Gjermanisë për moscertifikimin e Listës Srpsk...