Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar pas ndalimit që iu bë Kadri Veselit për të vizituar futbollistët e Llapit në zhveshtore, pas takimit të së dielës ndaj Trepçës ’89.
Nexhat Dumnica, kryetar i KF Llapit, kishte ndaluar Veselin që të hynte në zhveshtore pasi thotë se kjo ishte vetëm fushatë dhe nuk duhet të përzihet me sport.
Tani ka reaguar edhe i pari i Podujevës duke thënë se në Kosovë lypset më shumë përgjegjësi dhe jo protagonizëm.
Ai ka shkruar në Facebook:
Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.
Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!
Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.
Përgjegjësi, jo protagonizëm.
Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!
Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!