Lajme

KQZ sot merr këto vendime për zgjedhjet e 11 qershorit

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 15 May 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e saj, ku edhe do të vendoset për procesin zgjedhor.

Përmes një komunikate për media, KQZ ka njoftuar edhe për pikat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nesër nga ky komision.

Ndër to është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

-Advertisement-

Ja njoftimi i plotë:

Këto janë aktivitetet e parapara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ditën e hënë, 15 maj:

09:30 – MBLEDHJA E KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Rendi i ditës:

1. Hyrje – znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor;

3. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

– Shqyrtimi i rekomandimit për iniciativën politike “Partija Kosovskih Srba – PKS”,

– Shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

4. Të ndryshme;

Ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi dekretin për shpërbërjen e kuvendit të Kosovës duke u hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Pas konsultimeve me partitë politike për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, si datë u catua 11 qershori. Mirëpo mediet në Kosovë rikujtojnë më datën 18 qershor Kosova ka të planifikuar një ndeshje të rëndësishme futbolli me Turqinë që do të mbahet në Shkodër të Shqipërisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë në takimin e Presidentit Thaçi me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera