Lajme

Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Shaban Dragaj (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 14 May 2017

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit dhe veteranit të UÇK-së, Shaban Drgaj.

Shaban Dragaj ishte njeri shumë i dashur dhe i respektuar në Mitrovicë, Drenicë e më gjerë. Kudo që ka punuar është shquar për angazhim e profesionalizëm dhe raporte shumë të mira e korrekte me kolegë e bashkëpunëtorë, shkruan Infokusi.com

Kjo u pa edhe sot, ku mijëra qytetarë nga anë e mbanë trojet shqiptare ishin në varrimin e komandantit Shaban Dragaj.

-Advertisement-

Ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Drgaj ka vdekur nga një sulm në zemër. I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.

Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.

Ngushëllime për vdekjen e komandantit Shaban Dragaj kanë shprehur shumë figura politike në Kosovë si dhe shumë bashkëluftetarë të tij./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera