Lajme

Gjykata ende s’ka vendosur për të akuzuarit për njehsorët elektrikë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 14 May 2017

Akuzat për vjedhje të qytetarëve përmes faturave të energjisë elektrike po vazhdojnë të gjykohen në një proces gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në emisionin “Betimi për Drejtësi” janë hulumtuar disa prej aspekteve të dështimit në zbardhjen e rastit të instalimit të njehsorëve për matjen e energjisë elektrike të tipit “Kohler”. Këto ora të rrymës, bazuar në ankesat e qytetarëve, edhe pa harxhuar fare energji, kanë regjistruar shpenzime.

 Dilema të mëdha janë ngritur rreth hetimeve të Prokurorisë dhe akuzës së ngritur. Prokuroria nuk e ka hetuar se sa është buxheti i dëmit që i’u është shkaktuar konsumatorëve prej këtyre njehsorëve.

Sipas aktakuzës, numri i përgjithshëm i këtij tipi të njehsorit është instaluar te mbi 25 mijë konsumatorë, ndërkaq në aktakuzë janë përfshirë vetëm 14 konsumatorë të dëmtuar. Se çfarë ka ndodhur dhe po çfarë po ndodhë me faturat e energjisë që janë faturuar dyfish më shtrenjtë se sa çmimi real, si u futën në treg njehsorët problematik dhe se çfarë aktakuzë ka ngritur prokuroria për këtë rast, ndiqeni hulumtimin në linkun më poshtë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera