Lajme

Veseli: Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 14 May 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme, do të fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje dhe do të hapen shumë vende të reja të punës.

“Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit”, ka thënë Veseli, në Asamblenë e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, raporton REL.

“Gratë kanë treguar se janë të suksesshme dhe mund t’ia arrijnë qëllimit, dhe ajo çfarë do të bëjmë ne, si institucione me fillimin e ri, do të jetë përkrahja e kësaj kategorie”, ka deklaruar Veseli.

-Advertisement-

Ai ndër të tjera ka premtuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Plani im ekonomik ka tri shtylla: investimin në bizneset e Kosovës, fuqizimin e grave dhe të rinjve për pjesëmarrje të plotë në ekonominë tonë, dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në Kosovë operojnë rreth 60,000 biznese. Nëse secila shton nga një vend pune, kjo do të nënkuptonte 60,000 vende të reja pune pa ndonjë investim të huaj”, ka thënë Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera