Lajme

Behgjet Pacolli dhe Vetëvendosje në negociata intensive

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 14 May 2017

Vetëvendosje e kishte sabotuar zgjedhjen e Pacollit President, e kishte quajtur agjent të Rusisë, por gjatë gjithë mbrëmjes ata i kanë qëndruar Pacollit në shtëpi, duke provuar ta bindin që të futen në koalicion të përbashkët parazgjedhor.

Gazeta Express ka mësuar se gjatë gjithë ditës së sotshme, me ndërmjetësimin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahitiri, shtëpia e Pacollit ka qenë e pushtuar nga Vetëvendosje.

Ata nuk po len gur pa lëvizur që ta bindin Pacollin që t’u bashkohet në këto zgjedhje, ndonëse ne dekadën e fundit nuk kishin lënë gjë të zezë pa thënë për Pacollin.

-Advertisement-

“Bahtiri po shpreson qe ta binde Pacollin, sepse Vetëvendosje i ka premtuar atij që do ta mbështes ne garën për një mandat të dytë për Kryetar të Mitrovicës”, thotë një burim i afërt me këto biseda.

Pasi Qeveria u rrezua me anë të mocionit të opozitës, nisin kalkulimet për zgjedhjet që duhet mbajtur brenda 45 ditëve. Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur ditë më parë në “Komitet” për raportet e tij me partitë politike dhe përafrimet që ka me to.

Kreu i AKR’së, i cili më parë ishte akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje për raporte me Rusinë e Lindje, ka treguar se çfarë ndikoi në rregullimin e raporteve mes tij e VV’së.

Pacolli, në emisionin Komiteti, ka folur për takimet që ai ka zhvilluar me anëtarë të VV’së, duke treguar se si i kanë arsyetuar akuzat e mëhershme ndaj tij.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina kishte ironizuar me kreun e Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli për synimin e tij që në zgjedhjet e 11 qershorit të kandidojë për Kryeministër.

Në një postim në rrjetin social Facebook ajo thotë se nuk është koha për humor duke shtuar se në këtë mënyrë zyrtarët e AKR’së po e degradojnë Pacollin nga posti i tij si President në Kryeministër.

“Zyrtarët e AKR a po bëjnë hajgare a, qysh e degradojnë njerin kështu prej President ne Kryeministër!!!!! Ne fakt nuk është koha për humor, prandaj bëjuni serioz”, ka shkruar ajo.

Partitë politike kanë kohë edhe një javë qe të zyrtarizojnë koalicionet parazgjedhore dhe listat me kandidatë për deputetë.

Pas rrëzimit të Qeverisë në Parlament, vendi do të shkojë në zgjedhje më 11 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera