Lajme

Bashkëshortja e Memli Krasniqit, në rolin e nënës-një dedikim prekës për Arbana Xharrën

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 13 May 2017

Meliza Krasniqi, sikur edhe shumë të tjerë janë prekur nga ngjarja e tmerrshme me të cilën u përball ish gazetarja Arbana Xharra.

Duke bashkëndjerë me dhembjen e një nëne, gruaja, femre të sukseshme; Meliza i ka bërë përshkrimin më emocional një ngjarje, viktimë e së cilës ka qenë nëna e dy fëmijëve, bashkëshortja dhe fermra e cila është shtyllë e shtëpisë, shkruan Magazina.al

Meliza që punon në Insitutin Albanologjik, ka bërë një përshkrim fotove të anëtares më të re të PDK-së duke sjell në vëmendje vështirësitë që kalon një grua kosovare ne rrugen e saj.

-Advertisement-

Lexojeni këtë shkrim mjaft prekës të Melizës:  

Me quajne nane:

(Interpetimi i fotove te Arbana Xharra) Del prej shpise me krejt preokupimet e nje nane, a thu ju pelqen sot dreka, a thu bjen shi se i shtriva teshat, cfare mungon qe me duhet me ble, pse si futa ne vend enet por i lash ashtu vijne musafire ma vone, djali e ka ditelindjen (buzeqesh me vete, u rrit loqka),edhe keto marimanga se kur po bohen, shpresoj i pelqen djalit torta i thash me bo me cokollade brenda… e mbyll deren me celes. Uffffff

Ne lifte e shikon veten edhe nje here, i jep doren e fundit tu fshi perfundi syve lodhjen dhe anash buzeve trishtimin e quajtur buzekuq, mundohesh me qesh dhe del… … … Menzi e gjen nje parking dhe kjo te gezon,del prej vetures me mendimin se perkunder largesise mberrive shpejt nga Tirana, femijet me siguri kane flejt e burri po te pret me i bisedu hallet e dites, ne cast e paremendon veten ne pizhama tu e kontrollu telefonin para se me i mbyll syte dhe ne dreq le te shkojne hallakamat qe jane bo ne shpi kam kohe neser dhe merrem me to…

Ndodh gjeja me e tmerrshme qe kishe mujt me paramendu, pa mund me u mbrojte a me dite cka po dojne e si do te jete fundi i kesaj kujton femijet qe kane me u zgju pa e pase nanen me bo mengjesin, femijet kurreshtare qe me shikimin e tyre kane me kerku pergjigje per keto shenja e kete brutalitet sikur qe i kishe pyt ti kur ke pa shenja te rrezimit e lendimit ne trupat e tyne, e shpirti te dhem e fytyra te djeg, ky qenka ferri ndryshe smund te jete, mbyll syte.

P. S. Arbanen e keni pyetur per dy dite rresht “se sa u shit ne merrjep” dhe ky eshte cmimi qe i dhate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera