Lajme

Ja nga kush u sulmua Arbana Xharra

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 13 May 2017

Partia Demokratike e Kosovës, aty ku ka aderuar Arbana Xharra, dhe që s’ka as një javë që e ka bërë këtë, kanë dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj saj.

PDK ka reaguar ashpër ndaj sulmit kundër Arbana Xharrës dhe kanë thënë se përdorimi i dhunës si mjet politik, “në këtë rast për të shuar guximin e atyre që ngrehin zërin kundër të keqes, ose edhe për të penguar bashkimin e të tjerëve në luftimin e saj, është një akt barbar dhe i patolerueshëm në një shoqëri demokratike”.

Njoftimi i PDK-së:

-Advertisement-

PËRDORIMI I DHUNËS SI MJET POLITIK, NË KËTË RAST PËR TË SHUAR GUXIMIN E ATYRE QË NGREHIN ZËRIN KUNDËR TË KEQES, OSE EDHE PËR TË PENGUAR BASHKIMIN E TË TJERËVE NË LUFTIMIN E SAJ, ËSHTË NJË AKT BARBAR DHE I PATOLERUESHËM NË NJË SHOQËRI DEMOKRATIKE.

SULMET QYQARE DHE TINËZARE NDAJ NJË NËNE, NJË GRUAJE DHE NJË GAZETAREJE DHE AKTIVISTEJE PUBLIKE, JANË SULME TË ATYRE QË U PENGON DEMOKRACIA.

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS APELON PËR QETËSI DHE PËRMBAJTJE QYTETARE E POLITIKE.

GJITHASHTU, PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS KËRKON NGA ORGANET E RENDIT QË URGJENTISHT TA ZBARDHIN RASTIN DHE SULMUESIT E ARBANA XHARRËS T’I SJELLIN SA MË SHPEJT PARA DREJTËSISË.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera