Sport

Ronaldo i kërkon Realit shitjen e Morata-s

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 13 May 2017

ristiano Ronaldo i imponohet Realit të Madridit dhe i kërkon të nxjerrë në merkato Alvaro Morata-n.

Sipas asaj që publikohet te “Don Balon”, ylli portugez dëshiron që sulmuesi 24-vjeçar të mos jetë pjesë e “Los Blancos”, ashtu sikurse edhe Karim Benzema. Por jo vetëm kaq, 32-vjeçari i ka bërë edhe një kërkesë tjetër drejtuesve të Realit të Madridit, blerjen e futbollistit të Portos Andre Silva për të zëvendësuar këtë dyshe sulmuese.

Alvaro Morata prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos. E ardhmja e tij duket se do të jetë më shumë drejt Premier League, ku 2 klubet më të interesuara për të janë pikërisht Manchester United dhe Chelsea, të cilët janë gati të shpenzojnë shifra shumë të larta për të siguruar kartonin e tij.

-Advertisement-

Në fakt “Djajtë e Kuq” kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre në lidhje me këtë çështje, duke hyrë në kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit e përfaqësueses spanjolle.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera