Lajme

Ahmeti dënon sulmin ndaj Xharrës, drejton kritika institucioneve të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 13 May 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur të papranueshëm dhe të denueshëm sulmin mbrëmë ndaj Arbana Xharrës.

Ai ka drejtuar kritika në drejtim të insitucioneve të drejtësisë duke shkruar se jo rrallë nuk funksionojnë.

Ja shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit: 

-Advertisement-

Shoqëritë e lira egzistojnë jo vetëm për shkak të akteve ligjore që i bëjnë të tilla por edhe për shkak të funksionimit të institucioneve. Qe një kohë në Kosovë institucionet e drejtësisë jo rrallë nuk funksionojnë, e shpesh me qëllim. Në anën tjetër kjo u jep hapësirë disave të spekulojnë, shpesh me qëllim të qartë.
Sulmet fizike te fundit, si rasti i Arbana Xharrës mbrëme janë të dënueshme dhe janë të papranueshme.

Përderisa institucionet qëllimisht apo joqëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në facebook. Hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqërie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera