Sot proteston opozita në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 13 May 2017
Opozita në Shqipëri sot do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore do të angazhojë një numër të lartë punonjësish policie, të cilët pritet të sigurojnë mbarvajtjen e tubimit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë përpara protestës së opozitës, deklaroi se do të “rrëzohet me forcën e bashkimit republika e vjetër e korrupsionit”.
“Nesër merr rrugën shpresa. Nesër bashkohen në këtë shesh qindra mijëra të rinj e të reja, sepse e dinë që me bashkimin e tyre dhe me vendosmërinë për të mos pranuar zgjedhje të diktuara nga krimi e droga, do t’i hapin rrugën arsimit dinjitoz. Do të marrë fund kaosi korruptiv me maturantët. Me ne bashkohen nesër qindra mijëra sipërmarrës të vegjël, të cilët kanë përjetuar taksat e larta dhe inspektorët e pashpirt. Republika e re do të çlirojë bizneset e vogla nga taksat e larta.
Nesër bashkohen me ne qindra mijëra fermerë të lënë në dëshpërim. Zero subvencione dhe investime për ta. Por, nga ky shesh do i kthehet fermerëve shpresa dhe mundësia përmes subvencioneve dhe investimeve që produktet e tyre të shiten. Nesër bashkohen në këtë shesh pensionistët, me pensionet që u rritën më pak se inflacioni. Pensionistët bashkohen për republikën e re, që brenda 4 viteve do të mundësojë që pensioni minimal të jetë jo më pak se 250 mijë lekë (të vjetra) në muaj për çdo pensionist. Do të përgjysmohen edhe biletat e urbanit në të gjithë vendin”, tha Basha.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.
Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.
Për të ulur tensionet, kordonet me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.
Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangjen e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...