Kontingjenti i KFOR-it italian dhuron donacion për klinikat e QKU-së, në vlerë 70 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 12 May 2017
Barnatorja Qendrore e QKU-së, përkatësisht e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, ka pranuar donacionin e tretë të radhës nga grupi shumëkombësh perëndim (MNBG-W)/kontingjenti Italian, barin Ibuprofen Plv (Buscofen) në sasi prej 77000 njësi, i dedikuar Klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme në Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj e Mitrovicë.
Donacioni është ofruar nga organizata joqeveritare humanitare “Perigieo onlus” nga Macerata e Italisë, përmes zyrtarëve të lartë të KFOR-it italian.
“Me rastin e dorëzim-pranimit të këtij donacioni, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, falënderoj organizatën italiane dhe kontingjentin italian të KFOR-it për donacionin e dhënë. “Në emër të profesionistëve tanë shëndetësorë, pacientëve që trajtohen në shërbimet e kujdesit shëndetësor në kuadër të SHSKUK-së dhe menaxhmentit më të lartë administrativ dhe atij vendimmarrës të SHSKUK-së, ju falënderoj përzemërsisht në përkrahjen e vazhdueshme dhe donacionet e ofruara për të tretën herë më radhë nga OJQ “Perigieo onlus” në Macerata të Italisë përmes jush, respektivisht kontingjentit të KFOR-it Italian në Kosovë”, u shpreh drejtori Gjocaj.
Sipas tij, ky është shembulli më i mirë i bashkëpunimit civilo-ushtarak.
Kolonel Stefano IMPERIA, komandanti i Komandës së Grupit shumëkombësh të betejës-Perëndim (MNBG-Ë) dhe komandant i Kontingjentit italian të KFOR-it në Kosovë, tha se është kënaqësi me qenë në këtë ceremoni. “Ky donacion është dhuruar falë shoqatës Perigieo, me të cilin kemi bashkëpunim si ministri e Mbrojtjes së Italisë, në veçanti komanda jonë interne në Itali që është komandë superiore. Në këtë rast duhet të falënderojmë edhe aeronautikën ushtarake italiane” u shpreh komandant Imperia.
Ai theksoi se ishte kënaqësi të dhurohet donacioni një institucioni që është në favor të mirëqenies së qytetarëve, duke shtuar se ne janë për të mirën e qytetarëve për vazhdim të përmirësimit të gjitha kushteve.
Në anën tjetër, znj. Arijeta Stanovci, Shefe e Barnatores Qendrore dhe koordinatore për çështje Farmaceutike në SHSKUK, tha se vlen të theksohet në veçanti miqësia dhe dashuria e shprehur anekënd botës e popullit italian për Kosovën dhe popullin tonë dhe sensibilizimi i çështjes sonë nga ky vend mik me ç’rast do t’i quaja miq të ditëve të vështira, dekadave më të rënda për popullin tonë, miq gjatë luftës së afërt dhe miq tani në paqe.
“Lidhjet e ngushta, të përzemërta dhe shumë miqësore mes popullit Italian dhe popullit tonë janë dëshmuar me veprat dhe angazhimin e palodhshëm të këtij vendi në çështjen e zgjidhjes së situatave më të vështira për Kosovën Në historinë e afërt të popullit shqiptar Italia dhe populli Italian kanë një vend të pakontestueshëm dhe jashtëzakonisht meritor për zhvillimin dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës” u shpreh znj. Stanovci.
Në ceremoni ishin prezentë edhe Nënkoloneli Michele LO MONACO, zyrtar për medie në MNBG-W(Grupi shumëkombësh i betejës – Perëndim) Kapiten Riccardo PACE, MNBG-W, Shef i Shtabit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) – Kapiten Michele de LETTERIIS, Ndihmës Ushtarak i Komandantit të MNBG-W; Toger Dario GRIOLI, MNBG-W, Zyrtar përgjegjës i ndërlidhjes në CIMIC”- njofton komunikata drejtuar mediave.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...