Lajme

Si i falsifikoi notat e fakultetit Hashim Thaçi!

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 12 May 2017

Krejt karrirerën e filloi me një falsifikim Hashimi!

Ishte viti 1991 kur u hap konkursi për postin e zberazët të Prorektorit Student në UP. Rektor në këtë kohë ishte Ejup Statovci dhe çdo gjë zhvillohej nën mbikëqyrjen e tij.

Për këtë post kishin konkurruar studentët më të mirë, pasi ishte i vetmi post i studentëve, i cili merrte pagë mujore.

-Advertisement-

Mes tjerash kishte konkurruar edhe Naim Gjergji, student i shkencave matematiko-natyrore me notë mesatare 10.

Hashim Thaçi nuk i kishte notat e mira, mori certifikaten e notave dhe e futi në ujë të nxehtë, ajo doli e pastër pasi certifikatat në këtë kohë plotësoheshin vetëm me ngjyrë. I shkroi notat e reja krejta 10-she.

Me përkrahjen e UP-së të cilin e kishte në dore shoku i tij Fisnik Cukaj, i cili nuk e dinte punën e falsifikimit, u zgjodh Hashimi Prorektor student.

Puna shkoi mirë deri në vitin 1993 kur nga fakulteti i Historisë në adresë të Rektorit Statovci arriti një peticion i studentëve të historisë, i cili e informonte Rektorin për falsifikimin.

Nga vjeshta e vitit 1991 studentët e profesorët ishin në objekte private pasi ishin përzënë nga objektet e tyre nëpër fakultete me masa të dhunshme të pushtetit serb.

Rektori Statovci mori kontakt me referentin e fakultetit të historisë dhe e siguroi certifikatën origjinale, e ftoi Hashimin në takim dhe e shkarkoi menjëherë. Pa diskutim.

Kurrë më nuk e takova Hashimin, derisa e pashë në takim në tetorin e vitit 1998 me ambasadorin Hill në fshatin Dragobil si përfaqësues i UÇK-ës.

Mu ngritën flokët përpjetë.

Tjerat i dimë të gjithë.

Fati e deshti që Ejup Statovci ndërroi jetë në kohën kur Hashimi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. La vetëm një porosi me shkrim. Varrimi të behej vetëm në prani të familjarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera