Lajme

The Telegraph: Berati, qyteti i dytë më i bukur në Europë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 12 May 2017

Berati ka mbi 24 shekuj histori art dhe kulturë. Ai është një nga qytetet e rrallë që i takon agimit të njerëzimit. Berati ishte qytet kur Londra ishte fshat! Kështjella është monumenti i ndërtuar që në shek. e 4 para Krishtit. Ajo ngrihet mbi një kodër 187 m të lartë. Gurë të tillë gjenden vetëm në Jeruzalem.

Gazeta prestigjioze “The Telegraph” publikoi disa ditë më parë një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë. Lista është përgatitur nga një shoqatë japoneze e agjentëve të udhëtimit, ku janë paraqitur 30 destinacionet që nuk duhet humbur. Berati vlerësohet i dyti. Kuptohet m’u bë qejfi, mbasi jam nga Berati, kam jetuar në këtë qytet, gjysmë shekulli. Për mua është i bukuri i dheut. E njoh mirë këtë qytet. S’ka lagje e shtëpitë që të mos kem shkelur. Punova 30 vjet s’i mësues. Ai më ka përgatitur me njohuri të tilla që më janë rrënjosur për vete e për t’ja transmetuar të tjerëve. Berati qytet turistik, i artit e i kulturës. Berati mbetet qytet tërheqës për vizitoret vendas, por sidomos për ata të huaj. Stili i veçantë, arkitektura e lagjeve, “Kala”, “Mangalem” e “Goricë” të befasojnë. Kjo është një nga arsyet që shumë aktivitete artistike – kulturore janë organizuan në Kalanë historike të Beratit. Të gjitha këto kanë bërë grupet turistike të mos largohet pa vizituar Beratin! Beratasit e duan shumë qytetin e tyre. Ata i kanë thurur këngë, vjersha, legjenda që të befasojnë!

Berati ka mbi 24 shekuj histori art dhe kulturë. Ai është një nga qytetet e rrallë që i takon agimit të njerëzimit. Berati ishte qytet kur Londra ishte fshat! Kështjella është monumenti i ndërtuar që në shek. e 4 para Krishtit. Ajo ngrihet mbi një kodër 187 m të lartë. Gurë të tillë gjenden vetëm në Jeruzalem. Berati përmendet për Kodikët që me një fanatizëm të denjë për ta quajtur të shenjtë. Kishat përbëjnë margaritarë të arkitekturës mesjetare në Berat. Ato përmbajnë vepra të artistëve të ndryshëm nga të panjohur të shekujve XII-XIV gjer tek mjeshtërit e mëdhenjtë të shek XVI me Onufrin. Nga ndërtimet e Kultit mysliman janë Xhamia e Kuqe e shek XIV dhe Xhamia e Bardhë e shek.XV në Kala. Nga më të bukurat është Xhamia e Plumbit. Kjo xhami është më e madhja e këtij tipi në Shqipëri. Dy lagje: “Mangalemi” dhe “Gorica” shquhen për lidhjen dhe harmonizimin e hijshëm me terrenin duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike që është përdorur. Këto lagje bashkë me kështjellën përbëjnë tri ansamblet më karakteristike të qytetit. – Ura e Goricës e kthyer nga një urë druri në një urë guri në shek.XVII. Ajo është ndërtuar me 1780, nën kujdesin e Ahmet Kurt Pashës dhe e rindërtuar në vitet 1920 -1930. Tomorri e Shpiragu. Dy male ballë për ballë me histori e legjenda, të habitshme. Këto ishin pak nga shumë vlerat historike, kulturore e artistike të qytetit të Beratit, i cili gjendet në një lartësi 59 m mbi nivelin e detit dhe me tre lagje muze: “Kalaja”, “Mangalemi” e “Gorica”.

-Advertisement-

Që para 300 vjetëve gjeografi turk Evlia Çelebi ka shkruar: “Beratasit janë popull me karakter të butë e të urtë. Me edukatë e të drejtë. Nga ky qytet kanë dalë shumë njerëz të shquar e të famshëm; Si burra shteti, vezirë, sundimtarë, ministra, dietarë, e filozofë. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë misionarë dhe qytetarë të drejtë e të pastër”. Beratasit e përsërisin shpesh se të ardhurit janë mirëpritur në Berat. Kjo tregon fisnikërinë e tyre. Shkrimtari Xhevahir Spahiu në një takim tha: “Ne skraparlinjtë kemi një privilegj: Kemi dy kryeqytete. I pari është Berati”. Në vitin 1942 në Berat u vendosën jo më pak se 600 hebrenj. Ata u gjendën të ekspozuar ndaj rrezikut nazist. Mbi 50 familje të këtij qyteti, pritën, strehuan, ushqyen e fshehën hebrenjtë e ardhur. Asnjë i vdekur, asnjë i dorëzuar tek gjermanët! Duhet theksuar se Beratasit historikisht nuk e kanë pëlqyer kurbetin. Numëroheshin me gisht ata që ishin larguar nga Berati për të punuar gjetkë. Arsyeja (si thonë prindërit tanë ) ishte se ai vend, ajo tokë e ka mbajtur këtë popull, jo vetëm me prodhime, duke i krijuar një mirëqenie, por edhe me dashuri, mirëkuptim dhe harmoni. Gjatë viteve të diktaturës në Berat më tepër kanë ardhur banor se sa janë larguar. Beratasit e përsërisin shpesh se të ardhurit kanë bërë hajër në Berat. Më shumë gjënë nga Jugu. por sidomos nga zona e Skraparit. I tillë ka qenë e mbetet Berati.

Periudha e tranzicionit, sidomos ’97-ta e goditi Beratin më tepër se çdo qytet tjetër. Dhuna, terrori, frika, arsyet ekonomike, detyruan qindra familje, që kundër dëshirës së tyre të largohen. Shumica në Tiranë, Durrës, por edhe jashtë vendit kryesisht Greqi, Itali etj. Ç’ka ndodhi në ’97-tën në Berat e besojnë vetëm ata që e kanë jetuar. Pasojat e kësaj çmendurie Berati e beratasit duken edhe sot. Dua të theksoj se u larguan ato familje të zëna ekonomikisht që po investonin për qytetin e tyre, duke punësuar mijëra punëtorë. Largimi i tyre la për gjysmë çdo lloj ndërtimi e zbukurimi, duke e varfëruar këtë qytet e lënë në mes të rrugës mijëra njerëz! Me Beratin po ndodh ajo qe s’ka ndodhur shekuj me radhë. Kemi një emigracion të detyruar nga faktorë social – ekonomik që s’kishin ndodhur në historinë mijëra vjeçare të tij. Malli i të larguarve është i pa treguar. 3-Beratit i është kthyer qetësia. Të larguarit kanë detyrën jo vetëm ta kujtojnë, por dhe ta ndihmojnë jo vetëm me mendje e me zemër, por edhe me investime. Dhe rastet nuk mungojnë. Gazmend Toska industrialist francez nga Berati i ka kthyer sytë nga qyteti i lindje. Aktualisht banon në Francë,por investimet e mija thekson do të jenë vetëm në Berat. Në Berat ka ngritur një Fason me mbi 200 punëtore. Prodhimet shkojnë në Francë, por asnjë euro nga fitimi nuk do të shkojnë atje thekson Gasmeni. Në Berat ka hapur fondacionin ” Toska ” Ka ndihmuar 10-tra familje në nevojë. “Berat ka mundësi të bëhet” thekson Ai ! Pranë “Albania University”, së shpejti do të hapë një mensë për njerëzit në nevojë. Mbi 50 të varfër çdo ditë do t’i jepet dreka falas. -Pikërisht këta njerëz i duhen Shqipërisë në stadin e rëndësishëm të Rilindjes. Këtu folëm për një Gasmen Toska, por ka dhe të tjerë Berati si: Krito Prendi, Arben Kazazi e Maks Çuedari që prodhojnë për eksportin duke punësuar qindra punëtorë. Dëshirën për ta ndihmuar Beratin janë të shumta.

Midis tyre përmendim: Kita Sallabanda, Ariana Cane, Rezarta Qose (Francë), Erjon Koshi, Linda Banaj, Kastriot Dervishi (Kanada), tre motrat Lefta. Ilir Ikonomi, Erjona Durdia (SHBA) etj. Me Beratin bashkohen, mjeku, inxhinieri, financieri, menaxher hotelesh me emër në botë, artisti, shkrimtari, gazetari, sociologu, antropologu etj., për të cilët Berati ka shumë nevojë. Beratasit përpiqen të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të lashtësisë dhe mrekullisë. Ndërkohë dhe qeveria ta shoh më me dashamirësi këtë qytet. Pedonalja është shumë e bukur, por ka më shumë kohë që vazhdimi i saj deri të stadiumi po ecën shumë ngadalë. Berati po rilind e integrohet! Vetëm vitin e kaluar Beratin e kanë vizituar mbi 10.000 turistë. Këtë vit më shumë. Shumë shtëpi në “Mangalem” e “Kala” janë kthyer në hotele karakteristike, interesante e tërheqëse për turistët e huaj. Beratasit presin çdo të huaj me fjalët: “Mirë se vini në Berat”. Ishulli mbi lumin Osum do t’ja shtoi bukurinë qytetit. Por ai, për të qenë origjinal nuk do ndërtoje ishull artificial, por atje ku nuk ja priste mendja njeriu dhe pikërisht në lumin Osum.

Për ndërtimin e ishullit u zhvillua konkursi, të cilin e fitoi studio famoze e Lungomares. Pedonalja po ia shton bukurinë këtij qyteti të pazakontë. Berati është i bukur për të qenë përjetësisht i bukur! Berati muze përtej të kaluarës e të ardhshmes ka forcën e shekujve, pavarësisht problemeve që ka. Kur je në Berat të kap një joshje magjike duke të ftuar forcërisht të biesh në ëndërr e në çast s’do të duash të zgjohesh nga lumturia që ndjenë që je në Berat! Berati, qyteti i harmonisë fetare e qytetare. Kurrë në Berat s’janë vërejtur ndasitë fetare e qytetare. Në këtë drejtim japim një shembull mjaft pozitiv për gjithë Botën. Duhet theksuar se Berati ka dhe probleme. Berati ka nevojë për punë. Duhet pranuar s’e ka varfëri. Beratin e mbajnë emigrantët kudo në botë dhe disa fabrika fasoni në ish-Kombinatin. Kjo duhet parë. Secili të kontribuojë në fushën dhe me përvojën e vet. Jo vetëm në ekonomi, por edhe në art, kulturë, arsim, sport dhe në drejtime të tjera. Çdo beratas kudo qoftë e ka për detyrë për të vendosur një gurë në Kalanë 187 m. Për ta rindërtuar përsëri s’i ka qenë, kështjellën e historive të mëdha dhe e vetme e banuar në Ballkan me vlerat e shquara, artistike e kulturore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera