HISTORIA E ERRËT E LDK-SË ME PDK-NË
Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 10 May 2017
LDK e PDK, partnerë të pasinqertë dhe rivalë të pakompromis.
Një histori e përshkruar me urrejtje, akuza, sulme e harmoni të rrejshme mes tyre përgjatë dy dekadave.
Gjithçka filloj pas zgjedhjeve të vitit 2001, shkruan AktivPress.
Ato u futën në një kulm në kuadër të një koalicioni të gjerë qeverisës.
Atëbotë, ish- lideri i LDK-së, tashmë i ndjeri Ibrahim Rugova nuk pati pranuar që oponenti kryesor i tij, Hashim Thaçi, të bëhej kryeministër.
Konstituimi i Qeverisë së parë që shtyrë për disa muaj rresht, derisa PDK u dorëzua dhe pranoi që në vend të liderit të saj ta propozoj për kryeministër kirurgun, Bajram Rexhepi.
Si personalitet i pranuar edhe për Rugovën, ai u bë kryeministri i parë i Kosovës.
Bashkëqeverisja në rrethana të administrimit ndërkombëtarë, me një buxhet të vogël nuk solli ndonjë të arritur në ndonjë fushë të caktuar, por mandati i përcaktuar me kornizën e atëhershme kushtetuese u respektua.
Në zgjedhjet e vitit 2004, Rugova e ofroj afër vetës liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe kështu arriti ta nxjerr nga loja Thaçin.
Ndërkohë Haradinajt nuk iu dha mundësia që ta ushtroj funksionin e shefit të qeverisë për më shumë se 100 ditë.
Duke iu përgjigjur ftesës së Gjykatës së Hagës për krime të luftës, ai e dorëzoi mandatin te Bajram Kosumi.
Por as ky nuk arriti të qëndroi gjatë në krye të Qeverisë, pasi një “test demokratik” që u bë asokohe e ndëshkoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të LDK-së.
Me gjithë telashet që e përcollën këtë koalicion, e veçmas pas vdekjes së ish-presidentit Rugova, LDK e AAK i qëndruan besnike njëra-tjetrës deri në zgjedhjet e vitit 2007.
Këtu edhe fillon një epokë e re për LDK-në.
Për herë të parë kjo parti e humb primatin në skenën politike dhe kryetari i ri i saj, Fatmir Sejdiu pranon të bëjë koalicion me Hashim Thaçin, shkruan AktivPress.
Dyshimet rëndojnë edhe sot se zgjedhjet e kurdisen për ta nxjerr PDK-në si parti të parë, në mënyrë që të marr përgjegjësit për zhvillimet që priteshin para dhe pas shpalljes së pavarësisë.
Ende eksitojnë bindjet se sikur të ishte PDK në opozitë, nuk do të pranonte me asnjë çmim që Kosova ta ketë flamurin që e ka sot, apo edhe himnin pa tekst.
Sejdiu si president shteti disa herë u sfidua prej partnerit të tij, por goditjen e madhe e mori nga Gjykata Kushtetuese kur e nxori aktgjykimin se ka bërë shkelje kushtetuese duke e mbajtur edhe funksionin e kryetarit të partisë, ani pse, ky e kishte shpallur si post të ngrirë.
Sejdiu dyshoj se në këtë vendim kishte gisht Thaçi, dhe pas dorëheqjes së tij nga Presidenca, u tërhoqën edhe ministrat e LDK-së nga Qeveria duke i lënë zyrat bosh dhe duke shkaktuar një precedent në qeverisje.
Thaçi nuk e pa të udhës të vazhdoj mandatin qeverisës dhe vendi shkoj në zgjedhje të parakohshme.
PDK i fitoj edhe zgjedhjet e radhës në një proces të përshkuar me “vjedhje industriale të votave”.
Me inatet që kishin mes vete, PDK e LDK u pozicionuan në anë të kundërta. E para në pozitë, e dyta në opozitë.
Por ky raport nuk zgjati më shumë se tri vjet, pasi edhe partneriteti që kishte krijuar Thaci me Pacollin u prish një vit para kohe.
Zgjedhjet e vitit 2014 mobilizuan forcat politike që kishin fituar mandate në Kuvend që të bashkohen me qëllim që ta lënë PDK-në jashtë Qeverisë.
Ato qëndruan bashkë për rreth gjashtë muaj, mirëpo ‘ngërçit politik” i dha fund pikërisht lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa duke i “tradhtuar” anëtarët e bllokut që kishin krijuar shumicën parlamentare për t’u “futur” nën sqetullën e Thaçit.
Ky i fundit i garantoi se askush nga deputetët e PDK-së nuk do ta mbështeste ndonjë mocion të mundshëm mosbesimi ndaj Qeverisë. Vet u bë president, ndërsa Mustafën e la në partneritet me Kadri Veselin.
Por Veseli, nuk e ndjeu për obligim që ta respektoj marrëveshjen e pararendësit të tij dhe pa u bërë as 900 ditë i dha fund bashkëqeverisjes me Mustafën duke u pozicionuar në anën e opozitës.
Tash LDK e quan Veselin të pabesë.
Zgjedhjet e ardhme pritet të mbahen në qershor.
Se a do të vazhdoj historia e errët e LDK-së me PDK-në, do të dihet pasi qytetarët të kenë shprehur vullnetin në kutit e votimit./AktivPress
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...