Lajme

Ministrja Bajrami i kërkon sqarime Limajt për homologimin

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 10 May 2017

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka replikuar ndaj deklarimeve të deputetit të Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, duke thënë se ky i fundit duhet ti sqarojë në mënyrë të drejt qytetarët e vendit për rastin e homologimit.

Ajo gjithashtu  ka kërkuar  nga Limaj, partia e së cilit ishte edhe iniciues e mocionit të mosbesimit të Qeverisë, që të tregojë numrin e qytetarëve që janë të pakënaqur me punën e legjislativit dhe jo vetëm të atyre që kanë shfaqur pakënaqësi ndaj punës së Qeverisë.

“Kur thoni 85 përqind e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e Qeverisë, tregoni sa përqind e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e Kuvendit”, tha Bajrami.

-Advertisement-

Bajrami u shpreh se një ndër të arriturat e këtij ekzekutivi është edhe mos ratifikimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që sipas ministres Bajrami është rezultat i hapësirës së ofruar nga kryeministri Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera